×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët filluan përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit

    Insajderi
    19 September 2022 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 11 futbollistë, dy portierët Samir Ujkani e Visar Bekaj, futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Bersant Celina, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rudhani dhe Vedat Muriqi,

    Ndërsa pjesa tjetër kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, pasi të dielën vonë kanë zhvilluar ndeshje me klubet e tyre, përcjell arbresh.info.

    Për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjet e fundjavës në këtë grumbullim do të mungojnë tre lojtarë: Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi.

    Stërvitja e sotme ka qenë pa ngarkesë të madhe, kryesisht me vrapime të lehta dhe lojë relaksuese dhe goditje standarde.

    Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë, të martën në orën 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali, derisa në orën 13:00, përzgjedhësi Alain Giresse, do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark