×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Dardanët” U17 i mbyllin me humbje kualifikimet e Evropianit

    Insajderi
    26 April 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësiesja e Kosovës U17 e ka mbyllur me tri humbje fazën “Elite Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Izrael, por ka pasur paraqitje të mirë.

    Pas humbjeve nga Ukraina dhe Italia, djelmoshat e drejtuar nga Arsim Abazi kanë pësuar humbje me rezultat të ngushtë edhe nga Polonia, me shifrat 2:1. Dardanët U17 e nisën vrullshëm ndeshjen kundër Polonisë dhe pas sulmeve të pareshtura drejt portës polake, arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 30-të me golin e realizuar nga Elton Krasniqi.

    Polakët tentuan shumë herë gjatë kësaj pjese për të barazuar shifrat por pa sukses. Në pjesën e dytë ishte një paraqitje krejt ndryshe e polakëve, të konsoliduar dhe më të përqendruar drejt portës së Gjokajt.

    Në minutën e 59-të polakët goditën shtyllën pingule të majtë të Gjokajt, derisa topin e dëbuar Smilgeëvski e dërgoi në rrjetë dhe rezultati u barazua në 1:1.

    Në vazhdim futbollistët tanë u orvatën të shënojnë por nuk ia dolën, teksa në minutën e 86-të Gjokaj ndërhyri në mënyrë të palejueshme, ndërsa nga pika e bardhë Terlecki ishte i saktë për rezultatin 2:1, në të mirë të Polonisë.

    “Mendoj se luajtëm mirë dhe djemtë u angazhuan mjaft. Krijuam disa raste dhe kemi mundur të fitojmë qysh në pjesën e parë sipas rasteve që patëm. Por, polakët, nga dy raste arritën të shënojnë, madje njëherë nga pika e bardhë. Unë edhe njëherë i përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe karakterin  por ky është futbolli jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi Arsim Abazi për uebfaqen e FFK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark