×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Darka e iftarit: Pulë e freskët me patate

    Insajderi
    28 March 2024 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Iftari është vakti më i rëndësishëm i të ushqyerit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Pikërisht në pjesën e dytë të muajit të Ramazanit agjëruesit sfidohen nga rutina e krijuar me ushqimet në shtëpi, por kur ekziston kreativiteti dhe shija në kuzhinë, atëherë edhe rutina e përditshme shtëpiake di të jetë kulminacion kulinar.

    Pula e freskët e Perutnina Ptuj është pulë me shije të jashtëzakonshme, e cila vjen e freskët direkt nga Sllovenia, pa hormone dhe pa antibiotik, e rritur dhe mbarështuar në mënyrë krejtësisht natyrale.

    Me pulën e freskët nga Perutnina Ptuj që e gjeni kudo në rrjetet e marketeve, iftari juaj begatohet me shije dhe vlera të mëdha ushqyese, një recetë fenomenale për këtë pa dyshim se është pula e freskët me patate.

    Përbërësit

    1 Pulë e freskët nga Perutnina Ptuj

    1kg patate

    3-4 thelpinj hudhre

    Vaj ulliri

    Kripë për shije

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të madhe hidhni pak vaj dhe vendosni pulën e freskët. Shtoni disa degë rozmarine dhe dy thelpinj hudhre. Gatuajeni mishin mirë nga të dy anët.

    Nëse lëngu i gatimit thahet shumë, mund të të shtoni pak ujë apo pakëz verë.

    Ndërsa mishi i pulës është duke u gatuar, vazhdoni me patatet: qërojini, lajini dhe pritini formën e dëshiruar.

    Pasi pula të jetë gatuar mirë, hiqeni nga ena dhe lëreni mënjanë (hiqni edhe hudhrën dhe rozmarinën).

    Në të njëjtën enë, vendosni patatet, më pas shtoni pak rozmarinë (këtë herë të copëtuar) dhe dy thelpinj hudhra. Vendoseni sërish në zjarr, përzini mirë dhe lëreni të zihet për rreth 15 minuta me kapak.Kur patatet të jenë gati, vendosni përsëri pulën në enë, përziejeni dhe lërini së bashku në zjarr edhe për 3-4 minuta. Përpara se të fusni pulën, kontrolloni nëse patatet janë gatuar mirë dhe nëse janë ende shumë të forta, lërini të gatuhen edhe për disa minuta./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark