Insajderi
Lajme

“Dashakëqij”, “të padijshëm”- Përparim Rama e vazhdon “luftën” me VV, njofton se Gjykata Supreme anuloi kërkesën për rrëzimin e vendimit për bileta

Insajderi
10 August 2026 - 20:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Dashakëqij”, “të padijshëm”- Përparim Rama e vazhdon “luftën” me VV, njofton se Gjykata Supreme anuloi kërkesën për rrëzimin e vendimit për bileta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Gjykata Supreme ka refuzuar propozimin e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Komunës lidhur me ndryshimin e çmimit të biletës së transportit publik.

Rama ka thënë se vendimi i gjykatës dëshmon se kërkesa e asambleistëve nuk ka pasur bazë, ndërsa i ka quajtur ata “dashakëqij”, shkruan Insajderi.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm!”, ka shkruar Rama.

Në aktvendimin e datës 28 korrik 2026, Gjykata Supreme ka refuzuar propozimin për pezullimin dhe ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të vendimit të Komunës së Prishtinës, të nxjerrë më 29 qershor, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Sipas gjykatës, pretendimet e palës propozuese nuk përmbajnë argumente ligjore të mjaftueshme për shqyrtimin e masës së sigurisë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark