×
  • Showbiz
  • Show

    Dasma nisi me këngën e Vaçe Zelës, babai i Arbër Hajdarit uron çiftin: Qofshi një urë lidhëse Shqipëri-Dardani

    Insajderi
    02 October 2022 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera Devolli kanë kurorëzuar mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.

    Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim nëpër dasma, çifti ka zgjedhur që të bëjë hyrjen në lokal me një këngë të këngëtares së mirënjohur, Vaçe Zelës.

    Babai i Arbërit bëri një urim special për çiftin në fillim të dasmës.

    “Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi urë lidhëse e Shqipëri-Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë një. Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”, tha Shkëlqim Hajdari.

    VIDEO

    Në ceremoni kanë marrë pjesë shumë personazhe të njohur, mes së cilëve Arbana Osmani me partnerin e saj, Eduart Grishaj, Beniada Nishani, Bora Zemani dhe Donald Veshaj e të tjerë. /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark