×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj do të bëjë zgjidhje për qentë endacakë, prishtinasit nuk do të rrezikohen më

    Insajderi
    07 October 2021 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qentë endacakë në Prishtinë jo rrallëherë janë bërë rrezik për qytetarët e kryeqytetit. Për shkak se nuk trajtohen nga institucionet, sidomos gjatë sezonit dimëror, qentë endacakë bëhen agresivë dhe sulmojnë qytetarët. Shumë qytetarë, kryesisht fëmijë, e kanë pësuar.

    Por jo vetëm kaq, qentë endacak shpeshherë kanë shkaktuar edhe aksidente trafiku në rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar banorët, por edhe duke dëmtuar veturat e tyre.

    Qeverisja e deritanishme komunale, nuk ka arritur asnjëherë ta krijojë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, me arsyetime prej më të ndryshmeve.

    Ky problem i Prishtinës mund të zgjidhet shpejt dhe lehtë pas 17 tetorit9, nëse garën për të parin e kryeqytetit, e fiton Daut Haradinaj.

    Haradinaj, në programin e tij qeverisës ka paraparë ndërtimin e një strehoreje të madhe për qentë endacakë në kryeqytet, e cila do t’i strehonte të gjithë ose pjesën më të madhe të tyre. Kjo strehimore, sipas planprogramit të Haradinajt do të furnizohet me ushqim nga mbetjet ushqimore të restoranteve të kryeqytetit, me të cilat do të menaxhojë Qendra e cila do të themelohet enkas për këtë çështje, dhe do të funksionojë në kuadër të Komunës.

    “Do të kujdesemi, që ne këtë mandat të krijohet një strehimore për qentë endacak. Kjo do të parandalonte sulmet ndaj qytetarëve dhe aksidentet e trafikut, por edhe do të siguronte një vend për të strehuar qentë endacak të pambrojtur”, thuhet në programin e Haradinajt.

    Trajtimi i qenve endacakë, përveçse mbrojtje për qytetarët, është mbrojtje edhe për vet qentë, të cilët duhet të trajtohen sepse e kërkojnë direktivat e Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, është çështje humane e shoqërive të përparuara dhe të civilizuara.

    Daut Haradinaj ka premtuar që do të jetë kryetar i vendimeve të guximshme në Prishtinë. Deri tani, gjatë takimeve me qytetarë nëpër Prishtinë, pranueshmëria për të është rritur dhe mbështetja është solide.

    Ai shihet tani si njëri nga triumfuesit në garën e 17 tetorit për Prishtinën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark