×
Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj: Do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim

Insajderi
15 October 2021 - 13:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj përmes profilit të tij në facebook është zotuar se si kryetar i Prishtinës menjëherë do të fillojë punën për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në kryeqytet si dhe implementimin e projekteve të tij për Prishtinën.

Gjithashtu, Haradinaj theksoi se si kryetar i Prishtinës do të jetë i të gjithëve pa dallim.

“Dyert e Komunës tuaj dhe tonë, do të jenë të hapura 24/7, në shërbimin tuaj”, theksoi Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Unë Daut Haradinaj ju jap fjalën që menjëherë si Kryetar i Prishtinës do të filloj punën për:

1. Barazinë e lagjeve në ndërtim e nuk do të lejoj që të diskriminohet Kodra e Trimave, Bregu i Diellit dhe lagjet e tjera;

2. Trajtimin dinjitoz të pensionistëve duke ju mundësuar barnat esenciale falas dhe pleqëri të qetë;

3. Rregullimin e pjesës së vjetër të Prishtinës;

4. Parkun Liria në Arbëri duke ruajtur kujtimin me drunj për të gjithë të rënët në luftën e fundit;

5. Rregullimin e Qendrës së Kulturës në Hajvali;

6. Rregullimin e Morgut dhe themelimin e kuzhinës për qytetarët si raste sociale dhe mbulimin e ceremonive mortore për qytetarët e Prishtinës, në bashkëpunim me Bashkësinë Islame;

7. Dyfishimin e buxhetit për klubet sportive;

8. Hapjen e Zyrës për Vlera të Luftës, dhe rregullimin e komplekseve memoriale;

Do të jem kryetar i të gjithëve pa dallim!

Dyert e Komunës tuaj dhe tonë, do të jenë të hapura 24/7, në shërbimin tuaj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark