Ish kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati nga ky subjekt për zgjedhjet e 14 shkurtit, Daut Haradinaj ka reaguar pas shortit në KQZ, shkruan Insajderi.
Haradinaj u ka uruar suksese kolegëve me numrin 135, numër ky i AAK-ës, duke thënë se Aleanca vërtetë do të jetë Forca e Kosovës.
“Suksese kolegë garues me nr. 135”.
“Vërtetë do të jemi Forca e Kosovës. Një mirënjohje e veçantë të gjithë atyre aktivistëve që me shumë vullnet po angazhohen për fitoren e madhe të 14 shkurtit. Na priftë e mbara” – shkroi ai.