Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj sot është takur me dis banorë të lagjes Emshir.
Haradinaj tha se kanë biseduar lidhur me problemet e kësaj lagje e me theks të veçantë kolektorin dhe shumë probleme të tjera. “Bashkëbisedim i ngrohtë me miqtë, Nexhat dhe Xhevat Zeqiri. I ndamë hallet e lagjes Emshir, me theks të veçantë kolektorin e Emshirit dhe shumë problemeve të tjera që i preokupojnë atë lagje.I sigurova se që në ditët e para të qeverisjes, zgjidhja e këtij problemi do të jetë top prioritet”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se dëshmia më e mirë se pse duhet të ndërrohet kjo lloj qeverisje është pikërisht kolektori në Emshir, punë e cila mund të kryhej shumë vite më parë.