Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Ligji për Kryeqytetin do i jep gjallëri lagjes Kodra e Trimave.
Haradinaj sot është takuar me mbështetësit e kandidatit për Kuvend Komunal, Muhamet Ahmeti në Kodër të Trimave për të cilën ka thënë se njihet për kontributin e madh ndër vite që i ka dhënë Prishtinës e gjithë Kosovës por që fatkeqësisht është diskriminuar ndër vite nga qeverisjet e kaluara.
Tutje ai ka thënë se problemet me prona, diskriminimi në ndërtim dhe infrastruktura e dobët janë çështje që kërkojnë zgjidhje urgjente në këtë pjesë të kryeqytetit.
“Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do i jep gjallëri kësaj lagje, me polici të veten dhe buxhetin e vet të planifikuar ku tatimet kthehen ne investime për të mirën e komunitetit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.