×
Zgjedhjet 2021

Daut Haradinaj merr përkrahje të parezervë nga kategoritë e luftës

Insajderi
05 October 2021 - 17:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për kryetar të Prishtinës, është i vetmi që vjen nga provinienca e krahut të luftës në garën e 17 tetorit për kryeqytetin. Haradinaj njihet si një prej luftëtarëve trima në luftën e fundit, përkundër se ’98 dhe ’99-a e kishin zënë në moshë të re. Ai është modest, nuk flet kurrë pa e pyetur për kontributin e tij në luftë dhe nuk e shfrytëzon si aset për garat politike.

Megjithatë, Haradinaj shprehet krenar dhe flet në superlativ për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila është kulminacion i përpjekjeve shekullore për çlirim dhe pavarësi.

Haradinaj ka kundërkandidat që vjen nga parti e krahut të luftës, por sillet sikur kandidat i pavarur dhe refuzon t’i prezantojë vlerat me të cilat partia e tij karakterizohet.

Kandidati i AAK-së, Haradinaj, ka edhe një plan konkret për t’iu dhënë vendin e merituar vlerave të luftës në rrugë institucionale, e që lidhen me dhjetëra dëshmorë e qindra invalidë e veteranë të luftës.

Ai planifikon që ta themelojë dhe menaxhojë Zyrën për Vlerat e Luftës. Në programin e Haradinajt thuhet se kjo zyrë do të shërbejë për evidentimin dhe shënimin e ngjarjeve historike të kryeqytetit, si dhe për promovimin e personaliteteve të shquara të Prishtinës.

Jo rastësisht kategoritë e luftës, po e përkrahin pa rezervë Haradinajn në kandidaturën e tij, sepse ai i njeh ato vlera duke qenë se është pjesë e tyre. Haradinaj, është një prej kandidatëve më atraktivë dhe me programin më voluminoz zgjedhor.

Qytetarët e Prishtinës po e përkrahin Haradinajn. Te ai e shohin guximin, sinqeritetin dhe programin me ide të qëlluara qeverisëse.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark