Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ditën e sotme e ka nisur me një vizitë te klubi i njohur në kryeqytet, KF Rilindja.
Haradinaj përmes profilit të tij në facebook është shprehur se ky klub do të mbështetet parezervë gjatë mandatit të tij qeverisës, sikurse edhe klubet e tjera të kryeqytetit.
“Ndërtimi i tribunës dhe çështja e pronës janë çështje që do të zgjjdhen me urgjencë në fillim të mandatit tim qeverisës. Si Komunë, do të jemi të kujdesshëm në trajtimin e sportistëve të kryeqytetit. Përveç dyfishimit të buxhetit, do të kenë hapësirën e tyre direkt në vendimmarrje”, ka thënë ndër të tjera ai.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e pare që Haradinaj viziton këtë klub. Në turnirin e organizuar për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Haradinaj u pati premtuar këtij klubi që çështja e tribunës dhe pronës do të trajtohet me prioritet gjatë mandatit të tij.