×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj planifikon hapjen e puseve të reja në Prishtinë për ujitje dhe larje të rrugëve

    Insajderi
    02 October 2021 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çdo qytet metropol në botë, i ka burimet e ujit në kënde të ndryshme të qytetit, kryesisht për t’iu përgjigjur emergjencave të paparapara, por edhe për ta mbajtur higjienën e tyre.

    Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, në historinë e saj të deristoshme nuk ka menduar asnjëherë për këtë gjë. Nuk ka asnjë pus të hapur për qëllime të rregullimit të një mekanizmi që e shpërndan ujin në lagjet e saj.

    Këtë gjë do ta ndryshojë kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i cili e ka në programin e tij qeverisës shpimin e puseve të reja në Prishtinë.

    Në programin e Haradinajt thuhet se shpimi i puseve të reja do të bëhet me qëllimin e krijimit të sistemit të krijimit të sistemit të ujitjes dhe larjes së rrugëve.

    “Shpimi i puseve të reja në Kryeqytet me qëllim të krijimit të sistemit të ujitjes dhe larjes së rrugëve”, thuhet në programin e Haradinaj.

    Daut Haradinaj është kandidati me programin më unik që ka parë Prishtinë ndonjëherë.

    Ai, në mënyrë efikase, ka arritur që t’i adresojë me saktësi nevojat e kryeqytetit dhe të banorëve të tij. Fushata e tij e përditshme, në pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku secilën herë propozohet diçka e re nga programi qeverisës, po pritet krahëhapur nga qytetarët. Haradinaj po shihet si kryetar që do të marrë vendime të guximshme dhe të shpejta, në favor të banorëve të Prishtinës.

    Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Haradinaj po e rritë përkrahjen në vazhdimësi dhe me hapa të shpejtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark