Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Qendrën e Pensionistëve të Kosovës.
“Në Qendrën e Pensionistëve të Kosovës, për t’i ofruar mbështetjen time kësaj kategorie të përbuzur nga pushtetet e kaluara”, ka shkruar Haradinaj.
Ai gjatë bisedës me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës ka premtuar se të gjitha barnat do të jenë falas dhe që si shoqatë të jenë liruar nga gjitha pagesat komunale.
“Gjatë diskutimit me ta u zotova se do të kujdesemi që të gjitha barnat të jenë falas dhe që si shoqatë të jenë liruar nga gjitha pagesat komunale”, tha kanidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja.
Haradinaj tha përfaqësuesi i kësaj kategorie duhet të ketë çasje direkt në vendimmarrje.
“Si kategori e veçantë, përfaqësuesit e pensionistëve do të jenë të trajtuar me dinjitet. Përfaqësuesi i tyre brenda Komunës, kësaj kategorie do t’i mundësojë çasje direkt në vendimmarrje”, është shprehur Daut Haradinaj.