Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj së bashku me kandidatin për Asamble Komunale, Dren Shahini kanë bashkëbiseduar me banorët e rrugës ‘Muharrem Fejza’ të lagjes Mati 1.
Haradinaj ka thënë se gjendja kaotike në këtë lagje me infrastrukturë të dobët e e bënë të vështirë jetesën e banorëve.
Ai ka shtuar se me dhjetra probleme të kësaj lagje presin drejtim duke filluar nga çerdhja, mungesa e sigurisë e deri te gjelbërimi.
“Pavarësisht ndërtimeve të shumta në këtë lagje për vite me radhe, të njëjtat ende nuk janë pajisur me pranimin teknik nga Komuna. Kësisoj qytetarët nuk mund t’i përdorin pronat e tyre për hipotekë dhe si potencial ekonomik. Si kryetar i Komunës, brenda 6 muajsh do të formohet komisioni për verifikimin e objekteve dhe pranimin teknik”, ka thënë Haradinaj.
Më tej Haradinaj ka thënë se Prishtina ka nevojë për një dorë të fortë vendimmarrëse e cila shtyen proceset përpara.
“Drenit i deshiroj suksese pasi është njëri ndër aktivistët më të dalluar të Kryeqytetit. Përpara 10!”, ka thënë në fund Haradinaj.