Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj sot ka vizituar lagjen Kolovicë të kryeqytetit.
Përmes profilit të tij në facebook Haradinaj ka njoftuar se sot ka vizituar familjen e kandidatës për asamble nga AAK, Bukurie Canolli – Ahmeti.
Haradinaj u shpreh se banorët e Kolovicës vuajne ende nga mungesa e çerdheve, probleme me infrastrukturë si dhe mosfunksionimi i transportit publik në atë pjesë.
Sipas Haradinajt, programi i tij për kryeqytetin dhe gjithëpërfshirja në ekipin e para Prishtina janë garancë për zgjidhjen e shumë probleme të grumbulluara ndër vite në Prishtinë.