Ish shefi i grupit Parlamentar, njëherit kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj zhvilloi sot një takim me rininë e Mitrovicës.
Ai tha se Mitrovica e vlerave historike dhe ekonomike nuk do të mbetet pa mbështetje, ashtu siç nuk do të mbetet pa përfaqësim në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
“Kjo rini e lodhur nga pushtetet lokale, tash e sa vite janë më të vendosur se kurrë, që namin historik të këtij qyteti ta kthejë aty ku duhet.
Lista për kandidatë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë anë, gërshëton vlerat më të çmuara të kësaj zone. Rini e Mitrovicës, na priftë e mbara!” shkroi Haradinaj.