Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka komentuar sondazhet e transmetuara së fundi në media.
Haradinaj theksoi se sondazhet e porositura nuk mund ta devijojnë orientimin e qytetarëve për ndryshim në Prishtinë.
‘Të hënën kish me qenë mirë me thirrë një debat për sondazhet, me ja rikujtu porositësve të sondazheve, që nuk mund ta devijojnë përcaktimin për ndryshim në Prishtinë’, u shpreh ai.
Haradinaj tha se si parti, kanë bërë sondazhe të brendshme sistematikisht,.
‘Unë uk shantazhohem nga media që kërkojnë para për të më nxjerrur mirë në sondazhe. Rezultatin do ta shifni të hënën’, u shpreh ai.