×
  • Sport
  • Sport

    De Biazi i jep recetën Rejës si të mundim sërish Izraelin në fushën e vetë

    Insajderi
    24 September 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e shumëpritur për Kombëtaren tonë, ajo ndaj Izraelit që do të vendosë fatin e këtij grupi në Ligën e Kombeve.

    Në prag të kësaj ndeshjeje, ka reaguar edhe Gianni De Biazi, me të cilin kemi arritur një fitore të madhe në Izrael 0-3 duke u hakmarrë për humbjen me të njëjtin rezultat në Elbasan..

    Në një intervistë për Panorama Sport, De Biazi jep edhe recetën se si mund të fitohet kundër Izraelit në fushën e tij. Ja një pjesë e intervistës së tij dhënë për Panorama Sport.

    Shqipëria luan kundër Izraelit sot, a mund t’ia dalë atje? Padyshim që po. Izraeli është skuadër e mirë, por Shqipëria është gjithashtu një ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe me shumë personalitet.

    Po, por kemi shumë mungesa: Gjimshiti, Kumbulla, Manaj, Bare… Kjo për mua është dytësore. Po, e di që ata janë lojtarë shumë të mirë dhe pjesë e formacionit bazë, por Shqipëria ka lojtarë të tjerë cilësorë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Brezi aktual i futbollistëve është vërtet premtues dhe unë mendoj se Shqipëria i ka kartat në rregull për t’i fituar të dyja ndeshjet dhe për të dalë e para në grup.

    Po, por Izraeli na mundi në ndeshjen e parë në shtëpi… E thashë, ata janë një skuadër e mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk munden në shtëpinë e tyre. Diçka ka ndodhur në të kaluarën me ta… (qesh).

    Po, i kemi mundur kur ju drejtonit Kombëtaren, madje ndeshjen e parë e kishim humbur 3-0 në Elbasan. A keni ndonjë “porosi” për Rejën? Asnjë porosi për Rejën. Ai është një trajner i zoti, që di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Do të ishte jo korrekte që unë tashmë i shkëputur nga Shqipëria prej kaq shumë vitesh të jepja këshilla në distancë për një koleg. Unë kam besim te skuadra dhe trajneri.

    Dakord, po ua bëjmë ndryshe pyetjen… Çfarë bëtë me skuadrën që pasi humbët 3-0 në Elbasan, u hakmorët atje duke fituar gjithashtu 3-0? Së pari, më lejoni t’ju them se ajo humbje në Elbasan ishte e çuditshme. Penalltia dhe kartoni i kuq aq shpejt kushtëzuan gjithçka. Madje, mendoj se që aty u vendos fati i atij takimi. Praktikisht pas atij episodi nuk pati më histori, sepse gjërat për ne shkuan keq. Ndërsa për ndeshjen e kthimit, nuk mund t’ju them me saktësi se çfarë kemi punuar në stërvitjen që kryem në Turqi, por mbaj mend që lojtarët ishin si të lodhur. Pra, ishte një skuadër me karakter dhe e ndieja, e lexoja në sytë e tyre që kërkonin revansh ndaj Izraelit. U kërkova vetëm që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të shfrytëzojnë rastet që do t’ju jepeshin. Për fat të mirë i shfrytëzuam rastet dhe Sadiku ka shënuar dy gola. Ishte një lehtësim edhe për mua. Humbjen 3-0 në Elbasan e vuajta shumë dhe vetëm pas fitores në Izrael u ndieva i çliruar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark