×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “De Biazi nuk është trajner”! Te Azerbajxhani nuk durojnë dot më me italianin, të gjithë kërkojnë shkarkimin e tij

    Insajderi
    22 April 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    De Biazi nuk arriti që të shtojë sadopak entuziazmin e ambientit sportiv te Azerbajxhani, pasi për të kërkuar atë që realizoi te Shqipëria, është tepër.

    Rezultatet e italianit te kjo Kombëtare janë të tmerrshme, ndërsa të gjitha mediat sportive kërkojnë shkarkimin e tij. Së fundmi janë ish-futbollistë që po shprehen hapur dhe dëshirojnë ndryshimin e trajnerin.

    Vagif Javadov, ish-lojtari i Azerbajxhanit ka shkuar më tej duke u shprehur se De Biazi nuk është trajner.

    “Kur De Biazi erdhi te Azerbajxhani u kuptua që në ditën e parë se nuk e njeh dhe nuk dëshiron që ta njohë kampionatin tonë, Kombëtaren, lojtarët. Kur erdhi tha se i njihte lojtarët e Azerbajxhanit, se kishin potencial të madh e kështu me rradhë. Por në fakt rezultoi e kundërta. Do t’i jepja një lamtumirë De Biazi sa nuk është vonë. Mund të jetë trajner i mirë, por te Azerbajxhani e tregoi se nuk është trajner”, tha Javadov. /Sport Ekspres/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark