Zëvendësimi i tekniku Luciano Spalleti, në stolin e Napoli, me francezin Rudy Garcia, nuk është se ka sjellë rezultatet më të mira për kampionët e Italisë, teksa deri më tani renditen në vendin e 5-të të renditjes me 14 pikë dhe janë 3 pikë larg zonës “Champions”.
Mirëpo, duket se tekniku francez nuk ka qenë zgjedhja e parë e Presidentit të “bluve”, Aurelio De Laurentiis, i cili për mediat këtë të martë u shpreh se të parin pyeti teknikun e Bologna-s, Thiago Motta, ndërsa i dyti në listë ishte spanjolli, Luis Enrique, teksa për këtë të fundit është shprehur i lumtur që nuk mbërriti në Napoli, sidomos pas rezultateve të sfidave të para me “gjigandët” e Paris Saint-Germain.
“E pyeta Thiago Motta-n, por ai nuk e mori parasysh të rrezikonte dhe të merrte rolin e trajnerit. Telefonova Luis Enrique-n dhe shyqyr që shkoi në Francë, sepse po shikoj rezultatet që po arrin. Nuk më bindi as në bisedimet që patëm për 3 ditë. Gjithashtu telefonava edhe disa të tjerë”, u shpreh De Laurentiis.