×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt edhe më pranë marrëveshjes me klubin londinez!?

    Insajderi
    23 June 2022 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea është në krye të garës për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

    22-vjeçari është një pjesë integrale e mbrojtjes së Massimiliano Allegrit, e cila kohët e fundit është varfëruar nga largimi i Giorgio Chiellinit dhe kalimi në skuadrën e MLS-së në Los Angeles.

    Sidoqoftë, De Ligt është gati të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Juventusin dhe një mori skuadrash të interesuara po e vëzhgojnë me vëmendje të madhe situatën.

    Reprezentuesi holandez ka refuzuar gjithashtu të përjashtojë mundësinë e kalimit në ndonjë skuadër tjetër, duke thënë: 

    “Bisedimet po zhvillohen dhe, kur të vijë koha, unë do të vendos nëse do të zgjas apo nëse dua të shikoj diku tjetër.”

    “Gjithmonë shikoj se çfarë është më e mira për veten time në aspektin e projektit sportiv. Vendi i katërt, dy vite radhazi, nuk është mjaftueshëm i mirë. Do të duhet të bëjmë hapa në atë drejtim. Personalisht, ky ishte viti im më i mirë deri më tani, për sa i përket kohës së lojës dhe mënyrës se si luajta.”, ka thënë De Ligt.

    Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është në kërkim të një emri të ri në mbrojtje pas largimit të Antonio Rudiger drejt Real Madridit.

    De Ligt u transferua te Juventusi në vitin 2019 nga Ajaxi, skuadër në të cilën pati treguar paraqitje shumë të mira si në kampionatin holandez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark