Matthijs de Ligt ka zgjedhur tashmë Gjermaninë si destinacionin e radhës për të vazhduar karrierën e tij, teksa do të mbajë veshur për 5 vite fanellën e Bayern Munich.
Për largimin nga Juventusi, holandezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, teksa ka falënderuar të gjithë tifozët dhe stafin e “Zonjës së Vjetër”.
“Erdhi koha për të mbyllur një kapitull shumë të bukur të karrierës sime. Falënderime të mëdha për gjithë familjen e Juventusit, klubin, trajnerët, lojtarët, stafin dhe tifozët për dashurinë që ma kanë dhënë.
Ishte nder të luftoja krah jush dhe të luaja për këtë skuadër. Do të jeni gjithmonë në zemrën time”, ka thënë De Ligt.
23-vjeçari u largua nga Ajaxi në verën e vitit 2019 për të nënshkruar me “Zonjën e Vjetër”, ku regjistroi 117 paraqitje dhe ndihmoi që skuadra e tij ta fitonte një Scudetto, një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.