×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Debati eskaloi pas emisionit televiziv, Statovci e Zeka konfrontohen edhe jashtë kamerave

    Insajderi
    26 December 2022 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Faruk Statovci dhe Abedin Zeka janë përplasur ashpër në emisionin “Kampionet”.

    Më vonë u raportua se të njëjtit u konfrontuan edhe pas emisionit televiziv.

    Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.

    Ishte zotëri Zeka ai që e kërcënoi Statovcin.

    “Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat.

    Pas kërcënimit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.

    Derisa, lajmin për konfrontim pas emisionit e ka bërë të ditur moderatori i emisionit “Kampionët”, Lorik Gashi.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gashi shkroi se debati i tensionuar ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit.

    “Në emisionin e fundit për këtë vit kemi diskutuar për (mos) licencimin e FFK-së, por debati i tensionuar, fatkeqësisht ka vazhduar edhe pas përfundimit të emisionit. Megjithatë, të ftuarit e tjerë dhe stafi kanë ndërhyrë për të evituar atë që s’duhet të ndodhte mes zotërinjve Zeka dhe Statovci. Më vjen keq për atë që ka ndodhur dhe shpresoj ta vazhdojmë debatin për të gjitha temat e sportit në vitin tjetër” – shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark