Debati për picë, vëllai i Armend Mujës shpreh pakënaqësi ndaj PDK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Debati për picë, vëllai i Armend Mujës shpreh pakënaqësi ndaj PDK-së

    Insajderi
    26 April 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pica e Bekim Haxhiut dhuruar Armend Mujës është bërë temë diskutimit sot në Kuvend. Për këtë replikuan me njëri tjetrin dy deputetët e Vetëvendosjes, Haki Abazi dhe Salih Zyba.

    Gazmend Muja, vëllau i deputetit të LVV-së, Armend Muja, lidhur me këtë u shpreh se nuk di se çfarë politike po ndjek PDK-ja edhe pse është pjesë e kësaj partie.

    Kështu duke shprehur pakënaqësitë e tij.

    Unë i takojë Partisë Demokratike të Kosovës. Është absurde që anëtarët e PDK-së të thonë që ne kemi mundur të fusim diçka në burg apo jashtë burgut”, ka thënë Gazmend Muja.

    Sipas tij, duhet ta kuptojnë që kjo është një gjë absurde.

    Unë nuk e di se çfarë politike janë duke bërë PDK-ja që unë faktikisht jam pjesë e asaj partie”, tha ai.

    Më tutje, Ermal Panduri e ka pyetur se a pajtohet me këtë politikë të PDK-së?

    “Absolutisht unnë nuk pajtohem me këtë politikë të PDK-së, që sot po udhëheq. Nuk bën se kjo është e jashtme… nuk pajtohem me PDK-në”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark