×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “A e ke provu ti picën e PDK’së…Mujën e Kusarin s’mundesh me i përzi me picë”- Pica e Kamishit e bën “lëmsh” pozitën

    Insajderi
    26 April 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pica e Bekim Haxhiut dhuruar Armend Mujës është bërë temë diskutimit sot në Kuvend. Për këtë replikuan me njëri tjetrin dy deputetët e Vetëvendosjes, Haki Abazi dhe Salih Zyba.

    Zyba e pyeti Abazin mos e ka provu edhe ai picën e PDK’së.

    “Ne kemi mujt me i nda rrugët por rrugën s’mundemi me ia ndalu njëri tjetrit. Referu deklarimit të Ferat Shalës se me pica Kamishi po mujka me liru dikë, mos ju ka ra edhe juve me provu picën e PDK’së. Asnjë gjë nuk e thatë për opozitën. Nëse ka përgjigje të na thotë kush është duke i ik arrestimit ne jemi të gatshëm me kontribu”, ka thënë Zyba, raporton Insajderi.

    Në anën tjetër, Abazi deklaroi se kur ta provojë picën e PDK’së do shihen diku tjetër.

    Po ashtu, ai tha se para se të akuzojnë dikë tjetër duhet nisur nga vetja, teksa përmendi disa fakte për Armend Mujën dhe Mimoza Kusarin.

    “Kur të vjen puna me hangër pica të PDK’së besoj shihemi tjetër ku. Mos luj me fjalë të kota. Po flasë për funksionimin e demokracisë në Kuvend edhe të policisë e cila është e detyruar t’i kryejë punët e gjykatës. Fakti që Muja ka qenë në burg e Kusari ka qenë pjesë e ministrive të cilat kanë privatizu distribuzicionin e Kosovës janë fakte që s’mundesh me i fshi e as me i përzi me picë”. /Insajderi

    @insajderiinsajderi #HakiAbazi #AlbinKurti #Kurti #Kryeministri #qeveriaKurti #kosova #shqiperia #shqipet #kosovaisalbania🇽🇰🇦🇱 #kosovatiktok🇽🇰🇦🇱❤️ #viral #fyp #lajmeshqip #lajmeteditës #lajmifundit_24 ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark