Ndeshja e sotme debutuese në radhët e Juventusit, luajtur në orët e para të mëngjesit në ‘Allegiant’ të Las Vegasit, për sulmuesin argjentinas Angel Di Maria mund të përfundonte me ndonjë dëmtim aksidental për lojtarin.
Në miqësoren që skuadra bardhezinjtë e Torinos e fituan 2-0 kundër skuadrës meksikane të Chivas, arbitri i ndeshjes, i pozicionuar keq në fushë, për pak e plagosi lojtarin e kombëtares argjentinase, Di Maria duke e goditur në fytyrë në një aksion të Juves.