Kjo rënie ka përmbysur pjesën më të madhe të zgjerimit në aspektin tregtar, të raportuar në muajin e fundit të vitit 2018.
Importet amerikane kanë rënë për 2.6 për qind apo 258.5 miliardë dollarë, derisa eksportet janë rritur në më pak se 1 për qind apo 207.3 miliardë, duke shënuar deficit prej 51.1 miliardë dollarëve për një muaj.
Analistët kanë thënë të kenë pritur një ulje më të vogël të deficitit tregtar.
Në muajin janar, deficiti tregtar është raportuar të ketë qenë 3.7 për qind më i ulët se një vit më parë, në po të njëjtën periudhë.
Prandaj, tarifat amerikane, përveç ndikimit që mund të kenë në tregti me Kinën, apo mund të reflektohen edhe në ngadalësimin e rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomi tjera globale.
Megjithatë, në shërbime, ku Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dominuese, eksportet kanë shënuar rritje rekorde, përkatësisht 70 miliardë dollarë, është thënë në raport.