×
  • Lajme
  • Lajme

    Dega e 4-të e LDK-së mbajti tubim në sheshin “Adem Jashari”

    Insajderi
    08 November 2021 - 20:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e 4-të e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, mbajti sot tubim në sheshin “Adem Jashari”, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar të kryeqytetit, Përparim Rama.

    Me këtë rast, në fjalën e tij, Rama, ndër të tjera tha si në vijim:

    “Rastisi që sot të jetë dita botërore e urbanizmit. Unë ende dua me qenë arkitekt e urbanist. Por, i nji niveli tjetër, shumë më të gjerë. Dua të jem faktor kyç për transformimin e qytetit tonë. Përvojat e shumta ndërkombëtare që i kam akumulu e më kanë formësu në karrierën time 20-vjeçare, du me i pru këtu, në vendlindjen time, në qytetin tim më të dashur në këtë rruzull, e me ia shëru qytetit tonë plagët urbane duke e kthy në një qytet model, prej të cilit do të marrin shembull jo veç kryeqytetet e rajonit, por edhe qytete të tjera e shumë më të mëdha.”

    Ndërsa, kryetari Abdixhiku, para të pranishmëve tha se vizioni i Përparim Ramës për Prishtinën është i qartë dhe i drejtë, dhe shtoi se Përparimi me programin e tij për të gjithë do ta transformon kryeqytetin.

    Te strukturat dhe anëtarët e degës së 4-të, në Prishtinë vërehej një entuziazëm i lartë dhe një mobilizim i jashtëzakonshëm për festën e 14 nëntorit, të cilët shprehnin bindjen e plotë se Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark