Debati mes Xhenetës dhe Gresës ka vazhduar edhe në Prime, me tona dhe ofendime të shumta.
Xheneta iu drejtua Gresës që e ka bullizuar nga fillimi për mënyrën se si flet ajo.
“E para që më ka bullizuar qysh foli si e Podujevës, dhe kur t’i afrohna më ka ndodhur një gjë specifike me rrobat e saj në lavanderi, i kam thënë në mënyrë shoqërore që me i pastru rrobat”, u shpreh Xheneta.
Ndërkohë, Xheneta vazhdimisht gjatë javës ka thënë se ka problem me të brendshmet e Gresës që po i lë në tualet.
Gresa më pas pati përgjigje për Xhenetën.
“Nuk diskutoj me nivelin e ulët që ka Xheneta, është e painformuar për çdo gjë, nuk mundem me u ulë me diskutu me të, për cfarë banaliteti”.
Më pas Xheneta iu sërish Gresës.
“Nuk është niveli i njëjtë, as pastërtinë teme, laja gojën komplet pastaj hajde fol me mua”, tha Xheneta.