×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Degradon Vettingu- Pjesë e komisionit bëhet i akuzuari për keqpërdorim të 53 milionë eurove

    Insajderi
    09 December 2022 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Kuvendin e Kosovës është formuar komisioni Ad-hoc për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar në sektorin e drejtësisë, ku janë zgjedhur edhe anëtarët e partive.

    Derisa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është propozuar deputeti Pal Lekaj, përkundër asaj që është i akuzuar për keqpërdorim të 53 milionë eurove.

    Ndaj Pal Lekaj është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2022, i cili akuzohet për korrupsion, për rastin e njohur si “53 milionëshi” të cilat nga qeveria e atëhershme i ishin dhënë kompanisë “Bechtel Enka”.

    Deputeti Lekaj së bashku me Eset Berishën, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrin, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Besim Tahirin, drejtor i Prokurimit Publik, nga Prokuroria Speciale, ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, vepër kjo e dënueshme me 6 muaj deri në 5 vjet.

    Ndërkohë që janë zgjedhur edhe anëtarët e partive të tjera. Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje: Adnan Rrustemi është propozuar zëvendës kryesues, ndërsa anëtarë, deputetet Avni Dehari, Artan Abrashi, Arjeta Rexhepi dhe Dimal Basha.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës janë propozuar dy deputetë në këtë komision. Deputetja Blerta Deliu dhe deputeti Rashit Shala.

    Nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala është propozuar kryetar, ndërsa Doarsa Kica-Xhelili, anëtare.

    Dhe nga grupi Multietnik, zëvendës kryetarin e dytë e kanë propozuar, Erxhan Galushi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark