Insajderi
Lajme

‘‘Dejona ish smut s’ka mujt me ja’u shkru fjalimet’’, Behrami ironizon me mungesën e deputetëve të VV-së

Insajderi
03 April 2026 - 20:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘‘Dejona ish smut s’ka mujt me ja’u shkru fjalimet’’, Behrami ironizon me mungesën e deputetëve të VV-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me deputetët e Vetëvendosjes.

Ai tha se arsyeja se pse nuk ka pasur fjalime aq shumë me këta të fundit është sepse Dejona Mihali s’ka arrit t’ua shkruaj të gjithë fjalimet.

‘’Të gjithë po pysin pse kaq pak fjalime prej deputetëve të VV. Dëgjova që Dejona ish pa qef, s’ka mujt me jau shkru të gjithëve fjalimet. Baba ideologjik e ka braktis Kuvendin edhe Kosovën sa here ju ka dashtë. Sepse braktisja edhe ikja është doktrinë politike e tij. Po ku ka ik ai? Ai ka ik në xhipin e tij me xhama të zi, në vlerë prej 500 e 40 mijë euro, i blinduar i blerë jo nga një operator i Kosovës, por nga një operator në Bullgari. Edhe cili është skandali këtu? Qeveria dhe Albin Kurti marrin naftë dhe benzinë me çmim më të lirë se sa qytetarët për 10 deri në 15 cent’’, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark