×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?

    Insajderi
    24 December 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali, i ka reaguar ashpër ndaj shefit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahirit në lidhje me mos-arrestimin e Milan Radoiçiqit.

    Tahiri e pyeti dje Kurtin se “pse lejoi të largohej Milan Radoiçiq nga Banjska”.

    Më pas, Mihali ia ka përmendur Tahirit heqjen e fletarrestit për Radoiçin. Ajo tha se ai është vendosur në listën e Inteprolit.

    Sot që flasim Radoiçiç pas kërkesës së shtetit të Kosovës është i kërkuar në listën e Interpol. I janë konfiskuar gjithçka ka vënë si pronë me anë të krimit të organizuar dhe është i shpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë“, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë i Dejona Mihalit:

    Pas Lumir Abdixhikut dhe Vlora Çitakut, sot foli dhe Abelard Tahiri.

    Ai nuk tha se çfarë të bëhet me statutin e Asociacionit që Ish kryeministri/presidenti ku ky ka qenë asistent ia solli Kosovës në formë Zajednice.

    Por u kufizua të shpjegonte se si di një të dhënë të cilën ende nuk e ka dërguar tek Blerim Isufaj, pra Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

    Nëse Tahiri e dikërka që Kryeministri i ka lënë korridor arratisje Milan Radoiçiçit duke komunikuar me Kryetaren e grupit tonë parlamentar me 24 shtator, s’di pse po vonohet të shkojë ta denoncojë tek Kryeprokurori.

    Kushedi në rrugë e sipër merr vesh edhe pse më herët prej andej iu pat heqë fletëarresti ndërkombëtar Milan Radoiçiç.

    Atëherë pra, kur ish shefi i Abelard Tahirit ishte President, Lekë Lumezi Kryeprokuror, Kreshnik Gashi kishte pasuar Shpend Maxhunin si Drejtor të AKI-së e kryesues i KPK ishte Blerim Isufaj, në përgatitje për të zëvendësuar Sylë Hoxhën në PSRK (sot anëtar “i devotshëm” i LDK).

    Pse vallë këta burra, zyrtarë besnik të shtetit të tyre lejuan të hiqej fletëarresti ndërkombëtar i Radoiçiç? Pse nuk e ndaluan kurrë? Pse nuk e bllokuan kur hipte shkallëve të ndërtesës qeveritare? Pse jo kur komunikonte me ish Presidentin apo ish Kryeministrin? Pse?

    Sot që flasim Radoiçiç pas kërkesës së shtetit të Kosovës është i kërkuar në listën e Interpol. I janë konfiskuar gjithçka ka vënë si pronë me anë të krimit të organizuar dhe është i shpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark