Insajderi
Lajme

Dejona Mihali shpërndan shkrimin e mikut të Kurtit i cili kërkon tërheqjen e Sali Berishës

Insajderi
18 October 2026 - 17:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dejona Mihali shpërndan shkrimin e mikut të Kurtit i cili kërkon tërheqjen e Sali Berishës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dejona Mihali, udhëheqësja e komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpërndarë në Facebook një shkrim të studiuesit shqiptar Enis Sulstarova, i cili kërkon tërheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Sulstarova, i cili është përshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si “mik i tij”, në shkrimin e tij thotë se Berisha është shndërruar në një pengesë për ndryshimin politik në Shqipëri.

“Perëndimi po ia thotë troç Berishës se është kartë e djegur”, ka shkruar Sulstarova, duke thënë se rikthimi i Berishës në pushtet më 2005 ishte një mundësi që, sipas tij, nuk përsëritet lehtë.

Ai pretendon se mbajtja e opozitës nën drejtimin e Berishës e ka vështirësuar rotacionin politik në Shqipëri dhe ka ndikuar që pakënaqësitë qytetare të shprehen përmes përballjeve të drejtpërdrejta me pushtetin, duke anashkaluar institucionet.

Në këtë kontekst, Sulstarova kërkon dorëheqjen e Berishës dhe ripërtëritjen e udhëheqjes së PD-së me figura të reja.

“Dorëheqja e Berishës në këto çaste dhe ripërtëritja e kryesisë së PD me njerëz të rinj dhe jo nga ata të Lanës, e përshpejton rënien e Ramës dhe mundësinë e krijimit të një balli opozitar për zgjedhjet e reja”, ka shkruar ai.

Në fund të shkrimit, Sulstarova vlerëson se zgjedhjet janë zgjidhja në situata të tilla.

Shkrimi është shpërndarë në ‘Facebook’ para disa orësh nga Dejona Mihali.

Enis Sulstarova është studiues dhe profesor shqiptar, të cilin Albin Kurti e ka cilësuar publikisht si mik dhe profesor gjatë promovimit të librit të tij “Nacionalizmi”.

Sulstarova është përmendur gjithashtu si pjesë e rrethit të bashkëpunëtorëve të afërt me Vetëvendosjen në Shqipëri. Në vitin 2019, ai ishte ndër emrat e përfshirë në bordin e Qendrës “Vetëvendosje” në Shqipëri, së bashku me Dejona Mihalin dhe figura të tjera të lidhura me këtë organizim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark