×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Armend Dallkut pas humbjes ndaj Ballkanit: Mund ta kishim marrë edhe një barazim

    Insajderi
    13 November 2023 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka mbetur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij ndaj Ballkanit, por shtoi se me pak fat do të mund të merrnin një pikë në Suharekë. Dukagjini u mposht 3:1 nga Ballkani të hënën për ta pësuar humbjen e parë pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje.

    “Është zhgënjyese pasi treguam lojë të mirë dhe krijuam raste, por kështu e ka futbolli. Ne kishim mungesa të shumta në këtë ndeshje, por e rëndësishme është se ekipi e dha maksimumin dhe këto ishin mundësitë tona. Me pak fat, mund ta kishim marrë edhe një barazim”, ka thënë Dallku për “ArtMotion”.

    “Por, nga kjo humbje duhet të marrim një mësim për ndeshjet e ardhshme dhe secili lojtar të jap më të mirën nga vetja në secilën ndeshje dhe të marrë përgjegjësitë. Defektet që i patëm në këtë ndeshje, besoj se do t’i përmirësojmë dhe nuk do të na përsëriten për ndeshjet tjera. Goli i treti na i humbi shpresat për barazim, pasi erdhi si rezultat i gabimit të mbrojtjes”. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark