×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Currit pas humbjes në derbi kundër Dritës

    Insajderi
    22 April 2023 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Prishtiëns, Debatik Curri ia ka uruar fitoren Dritës. Ai ka thënë se në pjesën e parë, futbollistët e tij kanë respektuar më shumë se që është dashur Dritën.

    “Drita ka një skuadër të mirë dhe ne ndoshta në pjesën e parë respektuam më shumë se që duhej. Në pjesën e dytë ndryshuam diçka dhe kishim posedimin e topit, por jo edhe raste për gol, me përjashtim të rastit të Endrit Krasniqit. Dritës ia uroj fitoren, kurse neve na mbetet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme. Sa i përket anës fizike, jemi në nivel dhe tani do ta kemi një javë të plotë për t’u bërë gati për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Curri.

    Drita mposhti Prishtinën 1:0 në Gjilan për t’u kthyer te fitorja dhe në krye të tabelës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark