Gjilani e fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës 2:1 në udhëtim te Llapi.
Trajneri i gjilanasve, Zekirija Ramadani, theksoi pas ndeshjes se në “Zahir Pajaziti” fitoi skuadra që luftoi më shumë.
“Kjo fitore është meritë e futbollistëve. Ishte fushë e rënduar dhe ndeshja luhej me shpirt luftarak dhe jo me taktikë. Mendoj që ka qenë një nisje e ndeshjes në mënyrë të përkryer, me dy gola. Llapi ka kualitetin dhe meritat që e ngushtoi epërsinë në 2:1. Mendoj që goli i pranuar në pjesën e parë e mobilizoi skuadrën më shumë. Ndoshta po të kishim rezultatin 2:0 do të ishim më komod në pjesën e dytë. Por ne duhet të kemi shumë kujdes, ta harrojmë këtë rezultat e të mendojmë për ndeshjen e radhës”, ka thënë Ramadani.