Malisheva dhe Prishtina luajtën baras të dielën në xhiron e 34-t të Superligës së Kosovës në futboll, 1:1.
Dhe pika e fituar nga malishevasit që drejtohen nga trajneri Bylbyl Sokoli mund t’u ndihmojë shumë atyre në luftën për mbijetesë.
“Kemi dhënë maksimumin nga vetja në ndeshjen e sotme. Kemi marrë një pikë që po shpresoj do të mund të na ndihmojë shumë në luftën për mbijetesë deri në fund të kampionatit”, theksoi Sokoli pas ndeshjes.