×
  • Showbiz
  • Show

    Deklarata e Vivit se i ndau bixhozi, reagon menjëherë Getinjo

    Insajderi
    08 October 2023 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një intervistë në Top Channel, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano u shpreh se arsyeja e ndarjes së saj dhe Getit ka qenë vesi i këtij të fundit.

    E nuk ka vonuar shumë reagimi i reperit, raporton Prive.

    Ai, pak i paqartë, në një video 60 sekonda të gjatë, ka dhënë disa deklarata konfuzuese.

    Një herë, Getinjo thotë se nuk mund t’ia lë askush ‘kile’, e në një tjetër moment shprehet se nuk do të ndryshojë për asgjë.

    “E kam ditë saktë se unë këtë kry e përdori vetëm për jetën time. E di gjithmonë si vjen puna dhe çka duan njerëzit. Prej fillimit e di. Nuk është lehtë këtij djaloshit me ia lënë kile dikush. Më besoni sepse i kam goxha kilometra. Më vjen keq por çka me bë. Kështu jam dhe nuk kam me ndryshu kurrë. Nuk gaboj në mendime kurrë. E di që gjithkush do vëmendje, siç po thoni ju më të rinjtë”, deklaron Getinjo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark