×
  • Showbiz
  • Show

    Deklarata prekëse e Shakirës: Mendoja se do ishim bashkë derisa vdekja të na ndante

    Insajderi
    22 September 2023 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, kështu është shprehur Shakira në një intervistë të fundit për mediat.

    “Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,” shpjegoi Shakira. “Kështu që unë e di që është e mundur. Ka qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, ka vijuar më tej ylli kolumbian.

    Ajo pranoi gjithashru se asaj iu desh ta vinte karrierën e saj muzikore në prapavijë ndërsa jetonte me futbollistin në Spanjë.

    “Unë i jam përkushtuar atij. Ishte shumë e vështirë për mua të bëja karrierë ndërsa isha në Barcelonë. Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime. Ishte e vështirë të ruash ritmin”, shtoi Shakira.

    Që kur u zhvendos në Miami në maj, këngëtarja ka qenë në studio duke regjistruar muzikë të re dhe ka në plan të bëjë turne në vitin 2024. Ajo dhe Pique kanë dy djem, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark