×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklaratat e ambasadorit amerikan për operacionet kundër strukturave paralele- kështu i komenton eksperti Elezi

    Insajderi
    04 February 2024 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi ka komentuar deklaratat e fundit të SHBA’së, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë për zhvillimet e fundit në Kosovë rreth çështjes së dinarit dhe mbylljes së strukturave paralele në Kosovë.

    Elezi tha se deklaratat e ambasadorit Hovenier nuk janë të bazuara me raportimet e Intelegjencës Amerikane.

    Janë deklarime jo të bazuara apo në përputhje me raportimet e Intelegjëcës Amerikane,  posaçërisht nuk korrespodojnë me vlersimin e rrezikut të Intelegjencës së SHBA-ve për operimin e këtyre zyrave në territorin e Republikës së Kosovës.“, tha ai.

    Ai tha se reagimet e SHBA’së, Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë mund të konsiderohen si nxitje e reagimeve të komunitetit serb në Kosovë, apo edhe mbështetje për strukturat e shërbimeve sekrete serbe.

    Këto deklarime mund të konsiderohen si nxitje e reagimeve të komunitetit serb në Kosovë, apo edhe mbështetje për strukturat e shërbimeve sekrete serbe për rekrutimin qytetarëve serb për aktivitete të dhunëshme në territorin e Republikës së Kosovës.”, tha Elezi.

    Tutje, Elezi tha se në Serbi, 20 km afër kufirit me Kosovën dyshohet se janë dy baza sekrete ushtarake të cilat janë duke rekrutuar dhe trajnuar serb të moshës së rritur për aktivitete të dhunëshme në territorin e Kosovës.

    Elezi bëri thirrje që qeveria amerikane të ndërmarr veprime ndaj ambasadorit Hovenier për shkak të deklaratës së bërë dje.

    Ndryshe, SHBA, Bashkimi Evropian dhe Gjermania përmes disa reagimeve kanë kërkuar që Kosova të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark