×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarohen nga QKUK – kjo është gjendja e policit që mbeti i plagosur mbrëmë në Veri

    Insajderi
    09 December 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Është jashtë rrezikut për jetë”, kështu janë deklaruar nga SHSKUK për gjendjen e policit, i cili mbeti i plagosur nga banditët në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Ai është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

    “Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës”.


    “Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark