×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Del aktgjykimi i plotë dënues për të akuzuarit për sulmin ndaj Valon Sylës

    Insajderi
    07 December 2023 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vite burgim efektiv Lum Dërvishin, Kenan dhe Okan Hasanin me dy vite burg secilit të enjten, të akuzuar për lëndim të lehtë trupor ndaj Valon Sylës.

    “Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H  janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy (2) vite për secilin veç e veç, se në bashkëkryerje kishin  kryer veprën penale Lëndim i lehtë trupor,  të akuzuarve  në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak,  prej datës 14 prill deri më datë 07 dhjetor 2023”, thuhet në njoftimin e gjykatës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Të akuzuarve iu është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa obligohen që secili veç e veç të paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë të paguajnë shumën prej dyqind (200) €, ndërsa shumën prej njëqind (100) € ta paguajnë për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit.

    Gjykata, ndërkaq, ka refuzuar kërkesën e Valon Sylës për dëmshpërblim shumën prej 30 mijë eurove.

    Të akuzuarit L.D, K.H dhe O.H  janë akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë sepse me datë 11.04.2023, rreth orës 23:00, në Prishtinë të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, kishin lënduar lehtë të dëmtuarin V.S, për shkak të një publikimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” për profetin Muhamed dhe profetin Isa, paraprakisht e përcjellin të dëmtuarin nga TV “T7” dhe që të tre e kishin sulmuar fizikisht me grushta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark