×
  • Lajme
  • Lajme

    Del videoja, kjo është gjendja pas aksidentit të mërgimtarëve nga Kosova në Serbi

    Insajderi
    12 January 2022 - 00:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar një video që tregon gjendjen pas aksidentit të një autobusi që po udhëtonte me plot mërgimtarë nga Kosova.

    Një autobus me mërgimtar nga Kosova është aksidentuar para pak minutash në afërsi të Krushevacit në Serbi.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi kompania turistike ‘Zhitia’, të cilët thanë se nuk ka viktima vetëm persona të lënduar.

    Tash është publikuar edhe një VIDEO ku shihet gjendja pas aksidentit.

    Deri tek aksidenti sipas kompanisë kishte ardhur nga rrugë të pa pastruara.

    “Po ka ndodhur aksidenti, rrugët kanë qenë të papastruara, Viktima nuk ka vetëm persona të lënduar me lëndime të lehta, janë dërguar në spital por nuk e dim ende në cilin spital. Autobusi tjetër vetëm sa nuk ka arritur në Serbi për t’i marrë udhëtarët e tjerë dhe për vazhduar rrugën”, thonë nga kompania Zhitia për Insajderin.

    LINKU I VIDEOS: https://fb.watch/atOAoHdzO3/

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, në të cilin kanë mbetur 11 persona të lënduar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark