Një delegacion i Platformës së Këshillit të Evropës pas mbledhjes së fakteve për lirinë e mediave në Kosovës, kanë dal në përfunim se mediat dhe gazetarët janë të shqetësuar nga retorika toksike e përçarëse dhe kampanja denigruese drejtuar gazetarëve dhe mediave nga zyrtarët e Vetëvendosjes dhe qeverisë
Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve kanë qëndruar për dy ditë në Kosovë, për të mbledhur fakte për lirinë e shtypit dhe lirinë e mediave në vend.
Vlerësimi i këtij delegacioni nxjerrë më në pah se mediat dhe gazetarët në Kosovë janë të shqetësuar nga retorika toksike e përçarëse dhe kampanja denigruese nga zyrtarët e VV-së dhe zyrtarë të qeverisë, shkruan Insajderi.
Flutra Kusari, nga Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias si pjesë e delegacionit ka prezantuar përmes konferencës për media. Ajo tha se përfaqësuesit e medieve kanë shprehur shqetësimet rreth retoriksë dhe mostransparencës së qeverise.
Ajo më tej tha se gjatë kësaj kohe kanë vazhduar sulmet verbale ndaj gazetarëve, edhe me tentativa që të portretizohen disa media si akterë politik.
“Përfaqësuesit e medieve kanë theksuar sidomos një retorikë toksike dhe përçarëse dhe kampanja denigruese të drejtuara ndaj gazetarëve dhe medieve nga disa politikanë dhe figura publike, përfshirë nga Vetëvendosja partia në pushtet. Ata kanë thënë se sulmet verbale dhe përpjekjet nga figurat publike që të ndaj në komunitetin e gazetarëve, ose tentativa e tyre që ti portretizojnë disa media si akterë politik mund të qojnë në kërcënime dhe sulme fizike. Siguria e gazetarëve që raportojnë në veri të vendit është një sfidë dhe kërcënim serioz i vazhdueshëm për ta”, tha Kusari.
Mungesa e transparencës së qeverisë në raport me mediat është në nivel shqetësues, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosjet kishte premtuar që do të ishte transparente.
“Një shqetësim jashtëzakonisht i madh i të gjithë gazetarëve që kemi takuara është mungesa e transparencës e kësaj qeverie në relacion me mediet dhe gazetarët. Ka gazetarë që kanë thënë që kjo është qeveria më jo transparente më të cilën ata kanë punuar deri më tani. Qasja në dokumente publike është një sfidë shumë e madhe”, tha ajo.
Flutura Kusari, ka thënë se ky delegacion nga ajo që ata kanë mbledhur, po ashtu del se Kosova është një vend ku ka pluralizëm të mediave dhe se kjo respektohet, duke shtuar se po ashtu ka edhe garancione të forta kushtetuese për lirinë e shprehjes, medies dhe qasjes ne dokumentet publike.
Sipas Kusarit, siguria e gazetarëve dhe pa përshkueshmëria për krimet ndaj gazetarëve vazhdon të jetë një prej sfidave kryesore në Kosove.
“Ndonëse ka progres të dukshëm në shumë fusha, siguria e gazetarëve dhe pandëshkueshmëria për krimet ndaj gazetarëve vazhdon të jetë një prej sfidave kryesore në Kosove. Ndonëse kërcënimet fizike janë të rralla ka kërcënime serioze që janë dokumentuar nga AGK-ja. Gazetarët kanë thënë që kanë shqetësime me mungesën e hetimeve kur ata sulmohen”, tha ajo. /Gazeta Insajderi