Këtë vikend zhvillohen ndeshjet e javës së 20-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Ashtu sin ë javën e kaluar edhe kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje të forta dhe joshëse. Vëmendja do të jetë në Gjilan aty ku zhvillohet kryendeshja e ku ndeshën Drita e Dukagjini. Drejtësia në këtë përballje i është besuar gjyqtarit më të mirë në Kosovë, Genc Nuzës.
Një ndeshje joshëse luhet edhe në Ferizaj ku ndeshen Ferizaj e Prishtina derisa gjyqtari kryesor aty është Burim Jahmurati.
Në këto duele nuk do të jetë i deleguar gjyqtari Mentor Ajeti.