×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deliu i reagon Kusari-Lilës: Më të besueshëm Slavko e Millani se Urani, Ramushi, Abelardi e Bekimi?

    Insajderi
    12 July 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas publikimit të pjesës së tretë të përgjimeve nga Gazeta Nacionale në mes të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.

    Deliu tha se Kusari-Lila po ankohet te një serb për një varg politikanësh shqiptarë, shumë prej tyre ushtar të UÇK-së e të plagosur në luftë.

    Ajo ka shtruar pyetje se më të besueshëm janë Slavko e Millani, se sa Urani, Ramush, Abelardi, Bekimi e veteranët e luftës sonë.

    Postimi i plotë:

    Dmth, shefja e Grupit Parlamentar të partisë ma të madhe në vend, që qeveris me këtë vend, po ankohet te një serb për një varg politikanësh shqiptarë, shumë prej tyre ushtar të UÇK-së e të plagosur në luftë. Ma i mirë e ma të besueshëm Slavko e Millani se Urani, Ramushi, Abelardi, Bekimi e veteranët e luftës tonë?

    A jeni more në veti? Sa larg jeni në gjendje me shku për pushtet? Marre !

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark