Një vizitë e Albin Kurtit në Skenderaj, ku nxiti reagimin e disa qytetarëve të cilët e fishkëlluan dhe bënë thirrje, “Thaçi, Thaçi, UÇK, UÇK”.
Ndaj kësaj vizite, kanë reaguar zyrtarë të PDK-së, të cilët e kanë quajtur provkuese, të rrezikshme dhe manipuluese.
Kandidatja për deputete e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila vjen nga Skënderaj, ka thënë se Kurti provokoi tensione në Skenderaj.
Reagimi i plotë i Deliut:
Qytetarët e Skënderajit dhe të Drenicës, nuk duhet të bien pre e skenarëve të rrezikshëm të Albin Kurtit, ku ai luan rolin jetësor: manipulimin.
Politikani që ngriti veten duke mos kursyer askë dhe asgjë, sonte provokoi tension në Skënderaj.
Drenica por edhe e gjithë Kosova, duhet të ketë kujdes ndaj shfaqjeve teatrale të politikanit që ka nevojë ta ushqejë vazhdimisht makinën e tij propagandistike, pa kursyer asgjë dhe askë.
Albin Kurti duhet ta sqarojë pse iu nevojit Njësia Speciale në Skënderaj? Pse nuk e kishte atë dikur në Podujevë? Pse nuk e pati dje në veri të Mitrovicës? Insajderi.org