×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deliu-Kodra ankohet se nuk po përkrahen nga shumica për formimin e komisioneve hetimore

    Insajderi
    28 April 2024 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja radhët e Partisë Demokratike, Blera Deliu Kodra në një intervistë ka thënë se nuk po përkrahen mjaftueshëm nga shumica për formimin e komisioneve hetimore.

    “Vështirë të flitet për gadishmërinë e mazhorancës për të mbështetur nismat e opozitës ju e dini që ne tash e sa kohë kemi kërkesa. Edhe në seancën e rradhës, do të kemi një përpjekje tonën për të adresuar po ashtu një komision të ri hetimor. Është mekanizëm i opozitës në mënyrë që t’ i hapë rrugë zhvillimeve që po ndodhin qoftë atyre me afera korruptive”, ka thënë Deliu – Kodra për EO.

    Më tutje ajo ka thënë se kjo Qeveri e ka të pamundur ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës pasi që tashmë insitucionet e drejtësisë e kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës për rastin e rezerave shtetërore.

    “Unë e kuptoj përpjekjen e Qeverisë për të mbuluar aferën e shumëpërfolur me rezervat shtetërore, me miellin grurin e po ashtu rezervave tjera shtetërore, por po ashtu gjithmonë dua të theksoj faktin që e ka të pamundur kjo qeveri ti mbyll sytë para qytetarëve të Kosovës sepse tashmë po flasim edhe për insitucionet e Drejtësisë të cilat kanë ftuar ministren Rozeta Hajdari në cilësinë e të pandehurës. Ka filluar që të funksionojë sistemi drejtësisë për ti adresuar vërejtet të cilat i kemi thënë tash e sa kohë dhe përkundër përpjekjeve që të bllokohet komisioni për rezerva shtetërore komisioni për rastin Dehari, dhe për zhvillimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Do ta kenë të vështirë shumica paralamentare për ta mbyllur në fakt këtë përpjekje që po e bën për të mbyllur korrupsionin krimin por edhe gjithë parregullsitë të cilat po ndodhin në secilin cep të insitucioneve të Kosovës”, ka thënë Deliu – Kodra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark