×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deliu-Kodra: Marrëveshja Kurti-Vuçiq siguron autonomi për serbët e Kosovës

    Insajderi
    28 February 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka dhënë qëndrimin e saj rreth zhvillimeve të fundit në Bruksel për krijimin e Asosacionit.

    Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se vetëm njohja e ndërjellsë do t’i shërbente Kosovës.

    Teksa tha se nuk është arritur asnjë garanci që ka të bëj me pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale. Vetëm njohja e ndërsjellë do t’i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapësirën nderkombëtare”, deklaroi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark